baca kooll

...a lustful soul, lost in transcription...

Thursday, March 11, 2010

...under her spell (her stare)...!





















I am not of body,
I am not of soul,
I am not of mind,
Nor am I whole.

I am of boiling blood,
I am of mystic feather,
I am of wild thoughts,
I am of pieces, in quarrel together.

A spear into my senses,
A tasteful lightning-strike,
A "trojan" for my fences,
A sweet burning knife.

A dusty ocean-breeze,
A cold winters Port,
A poisonous summer freeze,
A wet Christmas stove.

The lion, king of jungle,
The saint, that is most humble,
The dying man, in bed,
The horse, that aint been fed;

...for under a spell (a stare)... I can not face,
I am nothing but a trace...!

Tuesday, July 22, 2008

need

It's dark, but I see you,
eventhough you're not here.
My emotions are fresh and new,
while wishing you were near...

Your smile makes me speechless,
for all I try to say,
it all sounds meaningless,
trying too hard to impress you some day...

So when that day arrives,
my heart happily will grow,
then you'll feel the vibes,
and of my feelings you'll know...

Yet I await and suffer,
hoping to be together...
Like bread and creammy butter,
I need you now! Forever...!!!






PS: I think this might be the very first bit by Mr.KOOLL in English.
Its not good poetry but recently refound it and reminded me of some very interesting times in my life.

Saturday, April 05, 2008

clues...


...a day & night, is nothing but 24 hours,
lethargic minutes awaiting lust,
burdened moments seeking freedom,
amorous urges creeping up,
sex wasted on people that seem to love us,
existence that vanishes behind partners,
xanthious, or styled hair, that stares
at our failures;
hormones that seem to take us places,
orgasmic moments that some have to fake,
tantric sex that never occures,
mad evenings, without brandy or jazz,
Accounts like mine, that cant mail,
intrigued profiles that are too far-fetched,
lovelink members that must check for clues,
dot, dot, dot self-descriptions,
cynical minds that need to be freed,
only way to touch my soul, is:
making an effort and check capital letters...

Labels:

Sunday, March 30, 2008

muzës sime...

Falmi buzët e tua,
shndërromë në bretkosë,
amfibizo fantazinë tënde në mua,
netët e ftohta, ngjyrosmi rozë.

Lejomë t'ia shes shpirtin tim,
djallit, ose perëndisë së epshit,
jepmi shkretëtirës sime njomëzim,
lagështoma qafën dhe bulzën e veshit.

Me frymën tënde të ngrohtë,
si mullirin, era,
zemrën time të ftohtë,
rrotulloma ngahera...

Aromën e trupit tënd hyjnor,
dhuroja shqisave të mia,
dhe dhëmbët e tu (perfekt) ballor,
krahërorit dhe kofshëve të mia.

Prekma si asnjë muzë tjetër,
trupin çerek-shekulli të vjetër,
lëmë t'a djeg përsonin tim,
në muret e altarit tënd sublim...!

Saturday, November 03, 2007

Moti i Djeshem...!

Pseudo-jetoj ne nje bote,
ku parashikimi i motit te djeshem;
paraqitet me erera te forta sot,
dhe me vranesira te plota neser...

Ku reshjet minimale, s'jane lot,
por vetem deshtime maksimale,
ku ajri i aortes sime eshte i thate,
dhe ne trurin tim bie bresher i dendur...

Pseudo-jetoj ne nje bote,
ku bastet mes Zotit dhe natyres,
misherohen ne ty, METEO e se djeshmes,
dhe humbjet i paguaj une, o METEO e pa Zot,
sepse, s'jam "ME TE-O", por pa "ME TE-O", qe mot...

Ndersa po kaloj ne nje bote,
ku "ME TE-O" s'ekziston,
ku Zoti i motit eshte mjegulla,
paraprirese e motit pa zakon;
nisem per me t'mirin mot...
dhe konstatoj se stakimi i trurit, ne motin e djeshem,
i'a paska futur kot...!!!

Saturday, July 21, 2007

djersaxhiu

Ne mengjes heret,
pa diell, pa drite,
zgjohet punetori i shkrete,
te ndertoje persosmerine e vet...

Vuan shume; derdh djerse,
derdh mund, derdh gjak,
eshte per t'i kerkuar ndjese;
edhe pse mund te duket veprim qesharak.

Thyen nje gur,
laton nje tjeter...
Nderton nje mur,
restauron nje te vjeter...

Punon per mua, per ty,
per familjen, per veten...
Atehere, pse s'e pranojme,
se ky personifikon jeten...?

Friday, July 20, 2007

lawless albanians...?!

"And from this point of view must it be seen to be understood. It is the fashion among journalists and others to talk of the "lawless Albanians"; but there is perhaps no other people in Europe so much under the tyranny of laws."

Labels:

kopeja jone...



...qimet e kokes u kane rene,
nga marazi per prene,
te majme e te shendoshur,
gjakatare, e te krekosur...

te tjeret, ata i quajne,
"bashkevellezer te kopese",
te vegjel i konsiderojne;
dhe i'a pine gjakun asaj shtrese...

strofkullat e tyre,
"me blerim mbuluara"
nga "bashkevellezerit e kopese",
me mundim, praruara...

zihen me njerit-tjetrin,
krejt pa imagjinuar;
grishin shtresat e ulta,
te derdhin gjakun e bekuar...

ja pra situata e kopese sone:
egersirat dhe bishat e egra,
hane, pine, bredhin, nder vete zihen,
t'mesipermet dhe te tjera; ne kurrizin tone!!!

PER FE E ATDHE!

Per Fe e Atdhe,
do te luftoj perhere,
sepse jam Shqiptar,
e kam za e nder!
Ketu e mbeshtes jeten,
ketu s'kam frike vdekjen;
s'me frkeson mjerimi,
semundja, lufta as hidherimi.
Une do te jem ne sherbim:
te Zotit, Atdheut dhe Familjes.
Qe te gezoje: shpirti im,
qe te gezojne Bijte e Shqipes...!
O Shqiptare, ju burra me bese!
Pash hatrin e Zotit ju bani kthese...
O Shqiptare, perreth veshtroni,
se Atdheun tuaj, vete, duhet t'a ndertoni.
O ju trima, Bijte e Shqipes!
O ju gurrat e bujarise!
Mbroni t'drejtat e vllaznise!!!

Ku...?!


Jeta eshte e bukur shume,
por ajo s'kalohet me dhune,
si keto kohe ne Shqiperi,
ku arme ne dore kane dhe femije.

Fjala jete ka domethenie,
ajo shkrihet ne c'do qenie.
Brenda saj, ndodhet gjithsia:
frika, paqa, lufta, urrejtja dhe dashuria...



Jeta eshte nje oqean,
por injorantet dhe frikacaket,
s'i kushtojne aspak rendesi,
duke llomotitur:
T'a kalojme si te na vije...

Me vrap dhe duke u shpejtuar,
e kalojne pa e shijuar,
si ne te qete dhe ne te trazuar.

Jeta flet:
Une gjithe boten e leviz,
une te gjithe juve i'u dua,
dhe nder ju une marr pjese,
asnjehere nuk do te vdes!

Te gjithe ju ne mua banoni,
por ne fillim duhet t'me ndertoni.
Kjo eshte ne doren tuaj,
e ndokush mund te thote:
-Me kte dua te luaj,
e tjetri: -Dua te fitoj.

Por me e mira c'ka mund te beni,
per veten dhe per mua,
per kete gjithmone te punoni;
Qe jeten tuaj, t'a jetoni...

to "Triple S"


Henotic,
enriched,
lively,
earnest,
nuclear,

Trapped,
handy,
earful,

Transcripted,
reasonable,
inscribed,
ploughed,
laid,
everlasting,

Surrounded...

Tuesday, July 03, 2007

lost chance


Your eyes are framed,
a match with your shoes,
your spirit untamed,
those lustful nails, hold the clues.

Your scarf serves the purpose,
of many ancient death-cloths,
where ones energy, is preserved,
by exchanging each others’ gods.

You carry around,
an armor of delight,
urges of the underground,
for who lets you out of sight.

Though the shield of my gut,
deprives me of: Magdalene, Maria,
you wait and then, no more,
and I cravingly find myself, drinking Sangria.

Thursday, June 21, 2007

ffs


Floating around like an empty bag,
Only to become everyone's gag.
Rural being outside perspective,
Fighting the urban that is so selective.
Using more and always getting less,
Casual habits that make your life a mess,
Kilometers of struggle with no beginning or end,
Stroking your ego and making you bend.
Aching to see a bit of light,
Killing all cells that could be bright.
Emphasising the "you", all that is bad,
Sucking your thumb, with nothing to add...

Wednesday, May 30, 2007

Realitet, Abstraksion, Endrra, Shtriga dhe Shtojzavalle!..
















...i shkare mes shume boteve,
"shkje" shqiptar, antiserb,
ku kulle-kolibja yte, rrezikohet perhere,
nga termete te jashtem, me vlere - pavlere.

Ku c'do dite e ytja,
shkon me analizimin e shijeve te hidhura,
nga nje e kaluar e shkurter, qe zgjat perjete,
e nje vellimi per te ardhur keq, me flete - pa flete.

Analitik ndaj nje bote te shkuar dem,
ku emri yt shkruhej ne akullin e te "shkuares dem",
dhe emri i saj i damkosur, ne ty fshehur,
si shenja ne skllavin keqberes, me hekur - pa hekur.

Ku ti del ne pah, vetem nder endrrat e tua,
femije i vobekte, veshur me te shkrutra,
me plasmas buke, brishtesi dhe jo me teper,
ku tejkalon koha e zevendesimit te saj, me nje tjeter - pa tjeter.

Ku "malokja" yte te hidhet ne qafe, te pushton,
pa pritur, pa dashur; por te shijon,
ku hareja yte e nder-botshme, behet e madhe,
ne nje bar te huaj, me halle - pa halle.

Nga bari i zhurmshem, ne metropol,
ne autobus, ne vendlindje (te c'rregullt, pa kondicioner),
rastesisht te afermit tuaj, e puthin ate femer,
"maloken" e barit, perkedhelin; me zemer - pa zemer.

Kur gjumi te prishet dhe adrenalina te shuhet,
dhe nga pakenaqesi, mallkimi yt, gllaberon perreth,
atehere kur tretet dhe serish zevendesohet, iluzioni i "malokes",
me "te shkuaren dem" dhe gishtat e saj te qelbur, pas kokes...

Tuesday, May 01, 2007

mos t'a ndijne!

Bace me therrasin,
e bace i therras vetes;
mundohen te ma rrasin;
s'e si bejne dot balle jetes...
Beqar ne komune,
e i zoti per pune;
shume kam provu;
e shume me kane ndrru;
por n'kto dite dimri Londinez;
i bie rruges krejt sherbez;
jo per mendje te madhe;
por meqe skam halle...
Po e vazhdoj prape paraqitjen;
e flm shume per mikpritjen.
Ka shku ora 2 e nates,
une n'forum krejt si pabuks,
me jehone si fati i t'martes,
nare Shkodre edhe kerkoj luks...
Ku ka luks e ku ka fat,
n'ket bote rangalle,
per te shkretin refugjat.
Tash shume vite n'Britani,
as per qejf, as bukuri,
kaloj jeten si n'ushtri.
Pra prezantohem para jush;
jo per pordhe, e axhitacion;
por se persembrashti une jam "dikush",
jam thjeshte i mbytur ne pasion.
Pra Shkoder-Locja ju len porosi:
Shkoder-Locja, nane bujare;
bashke me t'shtrenjtet, shndet e pare;
ju uron shume lumturi;
vec mos u merrni me parti.
Per atdhe e per familje, e per fe e per pasion;
conie jeten deri sa t'zgjasi,
se eshte e shkurter, e shpejt mbaron...!!!



PS: Thjeshte budallallek! Zakoni i te shkruarit,
nganjehere edhe mund t'a braktise aspektin e tij fisnikeror;
(si ne rastin, e bejtes se mesiperme)...
Dicka qe kam publikuar ne nje forum virtual shqiptar.

Labels:

Monday, April 30, 2007

Zgjedhje!

C’fare te zgjedh,
as une s’e di,
ndoshta eshte e udhes,
per sugjerime te peshkoj...

Atehere, c’fare te bej...?
Akoma s’e kam vendosur,
dhe ngutem ne nje pilgrimazh pa te sosur,
meqe te vendos vete me eshte kanosur...

Faji ndosha eshte imi,
qe s’di c’fare te zgjedh;
kete qe eshte vazhdimi,
pas shpine dua t’a hedh...

Ku i dihet, ndoshta eshte e lehte...
Sa vegla duhet te kem,
si ndihmese, qe veten te realizoj?
Si thua ti?
T’ia nis me sherbim dhe ty, te te degjoj...

V³ *(vendlindje – vendrritje – vendvdekje)*






Krenia e njeriut,
Eshte atdheu i lavdishem,
Tatepjeta e njeriut (fatziut),
Uzurpatori tejet i fuqishem.

Linda ne vendvdekjen time,
I deshperuar, aspak s’jam,
Ndonese ketu jetes poi lidhem,
Driten si mesues kam; qe:
Atdheut, perjetesisht t’i perngjitem.

Kushdo qe kete vend te braktise,
Endrra te keqija, do te jete-shohe;
Te tjera vende do t’i servirin,
Urtine e c’thurjes, qe s’do t’a ngrohe.

Pritja e lavdise, me jep ankth ne:
Orezgjatjet, larg vendit, ku lavdia buron.

Rrite qengja, rrite ujqer,
I deshperuar kurre s’do te te kem,
Ti linde princa edhe bujqer,
Eremite, metropolitas, mrekulli-beres por dhe hora.

Kundermimi i dashurise sate,
Engjellsisht mua me shtyn,
Te mos jem komit nate; por qe,
UNI im te ditesohet si vendi yne.

Dashurine time i’a fal,
Urrejtjes ndaj qejfbraktisesve,
Ashtu sikurse guri, u fal jete bimeve.

Turp i madh, i pashoq, i pameshire,
Eshte kur njeriu humb identitetin.

Vuajtjet e mia i’a kushtoj,
Dashurise ndaj gezimit dhe begatise se tokes sime,
Erresire s’do te me behet ky vend,
Sa jeta te me jape oksigjen...!

Une e di se ku banon!

Jam nje i ri adoleshent,
qe gjithmone te kam kerkuar,
por sot te kam gjetur,
ne lumturine qe s’ka mbarim.

Une e di se ku banon,
ti banon tek lumturia,
tek lumturia qe s’ka mbarim,
ti ke qene, je dhe do te jesh; lumturi pambarim.

Ti s’banon vetem tek lumturia,
une e di se edhe ku tjeter banon,
ti banon tek qetesia,
tek qetesia e shpirtit tim.

Mesues, ku banon?
Pyesin disa te tjere;
por ata s’e kane kuptuar,
se ti je shume afer tyre.

Mesues, une e di se ku banon.
per kete du ate deshmoj,
se ti banon tek lumturia,
tek feja, tek shpresa dhe tek dashuria,
ti banon tek i afermi im!

Udha e Shkronjave!

Ne stacion pres i acaruar,
ate dreq autobusi,
qe shume eshte vonuar,
dhe me te vertete me ka nervozuar.

Heh... pastaj thone: ka mireqenie dhe stabilitet.
S’pyet kush per brengat e ketij milet,
ne metropole perendimore,
ku s’udhetohet dot pa bilete.

Pyet njeqind veta,
dhe vendos si t’a doje vet-vetja,
por kij parasysh dhe mos harro,
kapacitetin qe t’ka kuleta.

E di c’fare?!
Ndryshe vendosa,
do i bie udhes ne kembe,
dhe s’do ngelem gjithe jeten lypsar,
meqe edhe destinacioni im;
ka lidhje me mitin e individit; optimizem dhe perparim.

Smoking Cat!


Mighty thing, happened just now,
A mighty cat on Halloween,
Came into my tower somehow;
Jordan I secretly named this “jean”
After that nakedness, we’re all so keen.

Dazzling looks like the unseen,
Unsaturated to my “golden-spot”,
Heard my purring and sat on my lap;
Attracted by my nicotine,
Narrowly blown with a single shot,
Xanthus hair, yet not a strap,
Hospice this creature for a nap,
Itching its urges, while
Exploring indulgences without a map...

Labels:

Sunday, April 29, 2007

...per ty "9-shpirte"





filiz i lagesht,
zemer e "copezuar",
moshe e pa zbutur;
jete me pak stine demtuese,
nete te tera pa gjum, ne gjum...
thashetheme kumtuese,
dhe mjerim i pa brum;
aman tregome...
ku merr imagjinata e fjaleve tua, eufori aq shume...?!



PS: Edhe ne vuajtje ka pasion. Pasioni sjell lirine e shpirtit dhe mendjes dhe skllaverimin e zemres; te mesipermet ngjizin farat e latimit te fjaleve...!

Labels:

Saturday, April 28, 2007

Shkodres...














.
.
N’agim t’jets teme, ty t’njofta,
ty t’pashe, s’m’kujtohet si ishe,
sepse isha vecse nje foshnje e paditun,
kjaja, perreth veshtroja, meqe isha i mahnitun.
Mrekulli e vertet, asht jeta,
nostalgjike, plot ndjenja; nga ngjizja deri n’shkputje,
e une ndihem, tejmase krenar,
sepse e fillova dhe i pata themelet ne t’madhen Shkoder.
E sic thojme na shkodrant:
Kur kam fillu t’a njof jeten,
ty t’kam vlersu, permbi c’do vend,
ah, c’ndjesi...
Fort e dashtuna Shkoder,
kaq e mrekullueshme,
kaq madhshtore,
prijse e Shqipnise,n’krijime, n’aheng, n’lufte, n’paqee n’dashni...
Ah, ti moj Shkoder; e legjends s’Rozafes,
nana e ideve, parimeve dhe njerezve t’medhenj,
nane e Gurakuqit, Zadejes, Jakoves, Mjedes dhe imja.
Mretnesha e dits e nats,
plot me rrezatim, bese, mencuni, urtsi, dhembshuni, trimni e burrni...
Por ma e mira jote asht; se ti je gjithmone e gatshme, t’japesh t’mesipermet edhe ma teper,
per fort te dashtunen, NANE SHQYPNI...!!!

RINI

Gjuhet qe fliteshin,
ne kullen e Babelit,
me kenaqesi do t’i mesoja;
por e di, me ty s’do mund t’i krahasoja.

Kopshtin e varur, te Babilonise,
Per shume net rresht enderrova,
misterine ndertimit, imagjinova;
por me ty, dot , s’e krahasova.

Legjendarit “gjigandi i rodit”,
Me shkronja te medha ne mediterran (me-dite-ra),
emrin arrita t’ia lexoja,
por prape me ty, s’munda t’a krahasoja.

Murin e vjeter kinez,
gjarper do t’a pagezoja,
edhe pse eshte tej-mitik,
me ty s’do da t’a krahasoja.

Ne biblioteken e farit te Aleksandrise,
me kenaqesi do studioja,
por kete oqean librash,
me ty s’do t’a krahasoja.

Koloseun antik te Romes,
me andje do e vizitoja,
edhe ne qofte se do m’a dhuronin,
me ty s’do e krahasoja.

Tempullin e dashurise,
Taj Mahal, e quajne,
te gjithe e vleresojne,
por me ty, s’arrijne t’a krahasojne.

Ne ujerat e tokes te kerkova,
ne hapesiren e qiejve, per ty verejta,
pastaj thelle ne shpirtin tim, meditova,
dhe me ne fund ne personin tim te gjeta.

Ti o rini je c’do gje,
por si ti, s’eshte asgje,
ti je fortifikate kunder vdekjes,
ti o rini, je “Pranvera e Jetes”!

Reja e Arte!

Reja e arte ne qiell,
ku shkon, ku shkon?
Une i shtrire ne lendine,
buze mbremjes,
mbi bar ne erresire,
fushat sodis me deshire.


Reja e arte ne qiell,
po shkon, po shkon...
Nje zemer ne lendine pushon,
ajo nuk ka vdekur,
por eshte gjalle dhe jeton,
ne nje lendine buze mbremjes!
Kjo eshte bota e qete e prehjes,
qe t’a fal jeta dhe t’a merr dhembja,
mendja nga thikat e mallit,
eshte therrmuar ne mikropjese,
ku te gjithe kohet rrine ngushtazi,
ne limuzinen e shndritshme te jetes...!

Labels:

Realitet!


Kur ne mengjes u zgjova,
gjelin degjova, se c’kendonte,
gardalinen imagjinova,
qe klithte dhe frymezonte.

Pashe diellin (me dha ngrohtesi)
qe akoma s’kishte lindur,
por nuk pashe yjet,
qe akoma ne qiej xixellonin.

Pashe vetem erresire,
edhe pse drita e dhomes,
kishte bere pakt me dembeline time;
papritur ndjeva ftohte,
dhe me te vertete gjumi me doli.

Pusi!

Nese pusi uj, nuk ka,
t’a shtrydhesh nuk ngjet,
ne te kundert do te nxjerresh,
vetem mbeturina si ne kenete.

Nese ne pus, derdhen:
ujerat e zeza (ambiciet),
nga gryka do dale,
vetem qelbesire rrembimthi.

Nese qeni i ngordhur (frika),
ne pus do te hidhet,
prape do qelbet ere,
dhe do te sjedhe kolere.

Pra te del me mire,
nese nga pusi yt plot hir,
i thelle;
s’nxjerr, as hedh...

Perndryshe do fitosh, epidemi;
ne dinjitet dhe karakter.

Friday, April 27, 2007

Politika!

Shkrimtari, pyet politikanin:
C’fare eshte politika?
A i’a qan popullit hallin?
Apo thjeshte, jete me ofensiva dhe replika?

Pastaj politikani tha:
Duhet te jesh ne dijeni,
se si ajo, tjeter s’ka,
plot me interes personal dhe pak per parti.
Shkrimtari ripyet:
Tek politika; kush jane bazat?
Dritaret dhe dyert?
Pollitikani pergjigjet: sigurisht deklaratat.

Shkrimtari pyet dhe njehere:
Po ku e kane rrenjen keto deklaratat?
Politikani, pergjigjet menjehere:
Pa dyshim, tek genjeshtrat.
Shkrimtari me kuriozitet,
Ben edhe nje tjeter pyetje:
A bashkepunoni me popullin e thjeshte?
Pervecse, me nxitje dhe shtytje?

O shkrimtar me plot guxim!
Pergjigjet, politikani;
Politika, s’ka vetem nje qendrim,
ate s’e ze vendi, eshte si cigani!Me popullin bashkepunon,
vetem kur e ze sherri;
dhe ndersa popullin e shkaterron,
si shperblim, i jep dukurine “tmerri”.

Te gjithe keto; sigurisht, qe s’i tha politikani,
kjo ishte pjese e realitetit, qe serviri shkrimtari.
Nese eshte e vertete, t’a gjykoje bashkebiseduesi,
qe per shkrimtarin, eshte vete lexuesi!

Labels:

dileme, apo...?!

...perse ti diell i djersitur,
me ben qull mua ketu,
dhe pastaj si me pavetedije;
me thua, me pergjerim:
“pse po me mundon keshtu!...?!

Periudhitet...

Jeta i polli vdekjen njeriut,
pastaj e perdhosi te shkretin,
e shkeli me kembe hekuri;
Pastaj ne kembe serish e ngriti,
dhe i dha te shtyren drejt gremines...

Kur njeriu ne gremine ra,
jeta u afrua per t’a pare,
me ironi nisi t’a perqeshte,
litarin e zgjati deri tek ai,
dhe nga gremina si me padashje e nxori.

Kur siper fatziu u ngrit,
me makine lluksoze e shoqeroi,
dhe e kaloresoi si personalitet,
qe te gjithe t’a nderonin;
Por “shakane e fatit”, e frikesonte mundesia,
se jeta mund t’a hidhte prape ne gremine...

Ofshame!












Veshtroj rrotull,
dhe verej qenie te ofshamuara.
filloj te flas,
dhe me pergjigjen ofshama njerezish.
Marr penen per te krijuar,
dhe dora ime, shkruan me te madhe,
pseudonimin e rreme te kesaj jete: “ofshame”.
Marr syzet, per te paren here,
qe te nderroj pamje;
Sillem nga ti,
dhe ta shoh fytyren te kapluar nga ofshamat.
Atehere i zemeruar, hedh syte nga dritarja,
zogjte shtegtare, pothuaje cicerojne fjalen ofshame,
rrezet e diellit me ofrojne pasqyre,
dhe mjerisht-mjeshterisht, reflektojne,
imazhin e asaj qe quhet “ofshame”!

Njohuri...

Jam dikush qe pak kam pershkuar,
Ende s’kam arritur te di c’dua...
Tani per kete brengosem,
Apo zhgenjehem, pak rendesi ka.

Eshte jeta mesuesi im,
Sado qe mundohem te perfitoj te tjere...
Hap dosje, pyes te urtit,
T’gjitha kto, s’jane vecse perralla,
Eshte jeta nxenesi im.

Mrekulli eshte ajo,
Interesante madje,
Stili saj i pashoq,
Tjere, para meje, jane perpjekur,
Ekstremitetet t’ia zbulojne,
Relike! Po tamam ashtu eshte jeta, por edhe mister!

Nje Kolosi...



Nderet dhe respektet,
Ai padyshim, qe i meriton,
Patjeter qe mund t’i behen perjashtime,
Ose rralle ndonje paragon,
Lartesimi i emrit te tij,
Edhe pse ne histori pakez i larget,
Oligarkik s’para ka qene ai,
Ndjenjat castore, shpesh i ka mbizoteruar por jo perdhosur.

Besnik i instinktit, intuites dhe mendjes se tij,
Officer i regjimentit “Disipline I”,
Neo-epokial me vlera antike dhe vizione futuristike,
Armik pashoke, i lajkes pas-shpinase,
Pjestar in je shtrese pa anetare,
Asket ndaj frikes metropolase,
Riperterires i gabimeve fatale,
Talent i rralle, poli-agjent, poligonik,
I tille, por jo vetem kaq, ka qene Napoleoni!!!






PS: Kujtimet e para per Napoleonin (1 nga idhujt e mi),
i kam nga gjyshi im(idhulli kryesor - ndjese paste)
dhe jo pa qellim kam zgjedhur kete pikture.
Gjyshi shpesh deshmonte me madheshti 1 shprehje te Napoleonit:
"Edhe sikur qielli te biente ne toke, ushtaret e mi, do t'a prisnin me heshtat & bajonetat e tyre"!

Nje Emigrant!





















Admirues i diskutimeve,
Larmues i sqarimeve,
Esencial ne nervozizem,
Xixellues ne atdhetarizem...

Labels:

Saturday, April 21, 2007

Nena!


Zemra qe rreh,
per te fundit here,
murin e jetes ka rrezuar.

Ti o nene po shkon,
tek “ati qiellor”,
mua duke me pershendetur,
me shpirtin tend ne dore.

Ne gjunje e vendosur,
statuje para hyjit,
sic deshiroje,
kur ishe akoma ne jete...

Me krahe te hapur,
ne prag te vdekjes majahoshe,
me denese thoje:
Ja ku jam o o zot!

Vetem nese me fal,
sa fort te kam dashur,
gjithmone do te kujtosh,
dhe atje ne qiellin e larget,
per mua dhe fatin tim,
me dashuri do te mendosh, ndermjetesosh...

Ne kerkim te...

Karvanet gati per nisje!
Ushton nje ze.
Jo vetem ne dremtije,
e as ne rresht per nje.

S’ke ku e ve kemben,
ne hipotenuze pa nje katet,
kur lufton me endrren,
qe t’a burgosesh ate ne realitet.

Te perpiqesh me endrra,
qe t’i burgosesh pastaj,
ndodh vetem ne planetin Toke,
anembane; nga Tokio deri ne ishullin Hawaii.

Nisen te tere,
pa bere perjashtime,
dhe si per hic gje,
braktisin eksluzivitete dhe fry ezime.

Te perpelitesh me endrra,
kur peshen e qepallave,
nuk arrin tem bash ne ajer,
gelltitet disi, edhe pse ne merak.

Por kur qepallat,
me krenari valviten,
eshte i kote, tentimi,
qe endrres, lufte t’i shpallim.

Vecse cigania mashtruese,
tamam si kanarine mashtruese,
me horoskopin (perendine provizore),
jane saktesisht; pasaktshmeri tuperuese.

Fatin si skllav kerkojne,
pa hezituar, disa te tjere.
Po ku ka fat o te mjere...?!
Kur vete fati, eshte qelbur,
dhe perjetesisht mban ere...

Ndjenja qe Deshmon!


Brendesia ime,
reagon perfillshem, ndaj:
intrigues se c’thurur,
xhelozise pasherim,
intonacionit panevoje,
ledhatimit te kaktusit,
deres sime, qe mbishkruhet:
arratisu ne te arratisuren e pashteg!

Mendja ime:
argumenton; argumente te paargumentueshem,
sinjalizon; sinjale sinjalizimesh,
meriton; merita te pameritueshme,
arsyeton; arsyetime te pa-arsyeshme,
lodh; lodhjen e te palodhurit,
antikizon modernen dhe njekohesisht:
jep mendime...

Uji, qe une pi:
nderron ene, pafajsisht; por:
eshte edhe fron i fronezuar njetrajtesisht.

Testament im,
eshte dashuria!

Dobesia ime, jane ndjenjat e percipta, t’pacipta,
arti im eshte jeta,
shikimi im, eshte verberimi,
UNI im jeton per ndjenjen time,
relativisht edhe per tenden,
ora e zemres sime tik-takon per ty,
jeten time e jetoj me imazhin tend...

Ndjenja ne Fjalekryq!

Drite hyjnore nen magje,
askend mos privo,
shpirtra dogje, dogje duke i’u thene: dashuro!
Ure ogurzeze mes zemrash,
rinine nga femijeria ndan,
i ndez zemrt e tyre dhe bebshmerine, peng u’a mban.

S’mund te te deboj larg:
korijeve vetmitare,
llumerave lotuese dhe kusare,
arratisjes se partnerve neper monopate.
Vrullshem, gati njerezisht,
embelson shpirtra te humbur,
reresisht, nga tit e mundur.
Orendreqese e ndjenjes fisnike,
me skllavero nen prangat e kujt une dua,
enderren e pagjumesise plotesoma mua...

Offers bundles, kits, and moving supplies. Includes a box calculator and packing information.